Mrekullia e Qelizave Staminale ka Transformuar Jeten Time!Si u sherova nga Leucemia

Mrekullia e Qelizave Staminale ka Transformuar Jeten Time!Si u sherova nga Leucemia

September 3, 2020 by Dorela Kroni
types-of-cancer-treatment-1600x700-1-1200x525.png

Leuçemia dhe Qelizat Burimore (Staminale)

Leuçemia ishte një nga sëmundjet e para që u trajtua me transplant të qelizave burimore.Kur sëmundja është e rëndë dhe duhet të mjekohet me kimioterapi, një transplant i qelizave burimore mund të përdoret për të zëvendësuar qelizat kanceroze brenda palcës së eshtrave dhe për t’i zëvendësuar ato me qeliza jo-malinje që përbëjnë gjakun.

Transplantet e qelizave burimore janë intensive dhe mund t’i lënë pacientët të prekshëm nga infeksioni dhe komplikimet e tjera, ato konsiderohen vetëm kur kimioterapia me dozë standarde nuk arrin të shkatërrojë leuceminë. Sidoqoftë, transplantimet e qelizave burimore hematopoietike janë provuar veçanërisht të dobishme për trajtimin e llojeve të caktuara të leuçemisë akute.

Gjaku i kordonit kërthizor (umbelikal) është një burim i qelizave staminale me premtime të mëdha për të sëmurët nga leuçemia.

Qelizat burimore të gjakut të kordonit përputhen më lehtë me pacientët sesa qelizat burimore të palcës kockore dhe me më pak se 50% të pacientëve që kanë nevojë për transplant të qelizave burimore në gjendje të gjejnë një donator të palcës kockore; qelizat burimore nga gjaku i kordonit mund të ofrojnë një rrugë shpëtimi.

Në kohën e studimeve ka 1422 prova klinike që hetojnë aplikimin e qelizave burimore për të trajtuar këtë gjendje sic është leuçemia .

George Norton, Leuçemia Limfoblastike Akute

George Norton, 37 vjec, punon menaxher strategjie per kontent webi, jeton ne  Streatham,Londren Jugore, me gruan e tij  Mariacristina, 37 vjec, e cila eshte asistente marketingu dixhital , dhe te birin Emanuele, 8 muajsh.Ne vitin 2005, George Norton u diagnostikua me një formë të kancerit në gjak të quajtur Leuçemia Akute Limfoblastike (ALL) dhe menjehere iu nenshtrua kimioterapise se ndjekur nga imunoterapia.

Por ne vitin 2014 George pati rikthim te semundjes. Dr.Anne Parker ,specialistja hematologjise qe ndoqi gjendjen e George u shpreh qe shanset qe nje pacient qe vuan me Leucemi Akute Limfoblastike,te mbijetoje pas rikthimit te semundjes jane vetem 3% . Nje transplant nga nje dhurues i pershtateshem, i jep pacientit nje sistem imunitar te ri duke vrare efektivisht qelizat leucemike te mbetura.

George u takua rastesisht nje dite me njeriun qe do te ishte shpetimtari i  tij, dhuruesi i qelizave burimore,Tim. Ne Mars 2014  George mori një kimioterapi të ndjekur nga një transplantim i qelizave burimore te dhuruara nga Tim. Procesi i infuzionit te qelizave zgjati 20 minuta. Duke qene se sistemi imunitar i George ishte i kompromentuar, nevojitej qe ai te qendronte i izoluar nga cdo kontakt me njerezit per 100 dite per te reduktuar rrezikun e infeksionit.

Qëllimi i transplantit ishte krijimi i një sistemi imunitar të ri, të shëndetshëm për të luftuar kancerin dhe për të vrarë çdo qelizë leuçemie në trup.Që atëherë, George ka një jetë të shëndetshme pa leuçemi.

https://www.dailymail.co.uk/health/article-7674229/Patients-reveal-reaped-remarkable-benefits-stem-cells.html


StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




KONTAKT


Adresa

Rr.Shyqyri Berzolli, Residenca Intercosat
Shkalla A,Ap.13A, 1001,Tirana, Albania




FACEBOOK




INSTAGRAM