Qeliza staminale nga Gjaku & Indi i kordonit umbilikal – Cfare jane qelizat staminale? – Ruajtja e qelizave Staminale ne Shqiperi – StemGen Partners
Qeliza staminale nga Gjaku & Indi i kordonit umbilikal – Cfare jane qelizat staminale? – Ruajtja e qelizave Staminale ne Shqiperi – StemGen Partners
Qeliza staminale nga Gjaku & Indi i kordonit umbilikal – Cfare jane qelizat staminale? – Ruajtja e qelizave Staminale ne Shqiperi – StemGen Partners
Qeliza staminale nga Gjaku & Indi i kordonit umbilikal – Cfare jane qelizat staminale? – Ruajtja e qelizave Staminale ne Shqiperi – StemGen Partners
Nje qenie e plotё njerёzore krijohet nga qelizat staminale fillestare – veza e fertilizuar. Pёrmes riprodhimit dhe diferencimit, ato formojnё mbi 200 lloje tё specializuara qelizore: p.sh gjak, muskuj apo qelizё nervore. Edhe pas lindjes, qelizat staminale janё ato qё na ndihmojnё tё rritemi mё shumё. Ato kontrollojnё rigjenerimin dhe riparimin e dёmtimeve dhe sёmundjeve. Nё kёtё mёnyrё ato na shoqёrojnё neve gjatё gjithё jetёs.
Qelizat staminale janё aplikuar nё trajtime tё sёmundjeve serioze prej 60 viteve tashmё. Terapi tё suksesshme me qeliza staminale nuk janё njё vision pёr tё ardhmen pasi tashmё kёto qeliza janё pёrdorur nё trajtimin e sёmundjevё tё numёrta.
Shumё gjёndje shёndetёsore si artritet e artikulacioneve, sёmundjet kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2, ndodhin nё moshёn adulte. Qelizat staminale mbartin gjithashtu njё potencial tё madh pёr tё trajtuar sёmundje tё tilla.


Difekte tё sistemit imunitar (p.sh Sindroma Wiskott Aldrich)
Sёmundje Autoimune dhe çrregullime tё metabolizmit ( p.sh diabet mellitus tip 1, skleroza multiple)
Sёmundje onkologjike (p.sh mieloma multiple, neuroblastoma)
Sёmundje hematologjike (p.sh anemia aplastike)
Dёmtime sportive dhe aksidente (p.sh dёmtime tё kartilagos dhe muskujve)
Terapi tё sёmundjeve neurologjike dhe sёmundjeve degjenerative neurologjike (p.sh Alzhaimer,Parkinson)
Dёmtime tё trurit (p.sh paraliza cerebrale,trauma)
Nё muajin e fundt tё shtatёzanisё qelizat staminale tё fёmijёs fillojnё tё migrojnё pёrmes qarkullimit tё gjakut nё palcёn e kockave dhe nё organe. Kjoёshtё arsyeja pёrse qarkullimi gjakut tё fёmijёs pёrmban kaq shumё qeliza staminale vitale,miliona prej tyre nё gjakun e kordonit umbilikal.
Qelizat staminale garantojnё qё trupi jonё do tё jetё nё gjendje tё rigjenerohet gjatё gjithё jetёs. Pёr shembull, qelizat e vileve korionike rinovohen çdo javё, qelizat e kuqe tё gjakut rigjenerohen çdo katёr muaj, kockat tona tё paktёn çdo dhjetё vjet.
Gjithsesi, qelizat staminale tentojnё tё ndahen gjithnjё e me pak gjatё dekursit tё jetёs sonё dhe proçesi i plakjes fillon dhe bёhet mё i dukshёm. Ne krijojme rrudha, flokё tё bardhё, ngrirje tё artikulacioneve dhe mё shumё predispozicion pёr t’u sёmurur. Qelizat staminale shumё tё reja janё mё tё fuqishmet. Kjo ёshtё arsyeja pёrse frakturat dhe plagёt e fёmijёve shёrohen shumё mё shpejt sesa tek tё moshuarit. Prandaj ёshtё e rёndёsishme tё sigurohen qelizat staminale nё njё stad mё tё herёshёm. Momenti mё i mirё pёr kёtёёshtё momenti i lindjes.
Qelizat staminale speciale nga indi i kordonit umbilikal gjithashtu mund tё ruhen. Ky ёshtё vendi ku pёrqendrimi i qelizave staminale mezenkimale (MSC) ёshtё nё mёnyrё tё veçantё i lartё. MSC-tё nga burime tё indeve tё tjera tashmё janё aplikuar p.sh pёr trajtimin e sёmundjeve tё artikulacioneve dhe kartilagos (si artrozat) apo disfunksionet e sistemit imunitar (si p,sh skleroza multiple)
MSC-tё pёrdoren gjithashtu pёr rritjen e indit tё ri nё mjekёsinё regjenerative. Prandaj, ato do tё ndihmojnё nё krijimin e organeve funksionale. Qelizat staminale nga indi i kordonit umbilikal janё nё gjёndje tё frenojnё ao parandalojnё reaksione tё padёshiruara tё sistemit imunitar. Kёshtu, p.sh Reaksionet e flakjes pas proçedurave tё transplantimit mund tё trajtohen nё mёnyrё specifike. Njё avantazh tjetёr ёshtё se MSC mund tё pёrdoren pёr trajtimin e tё gjithё familjes (motra,vёllezёr, prindёr)
Mbledhja e gjakut tё kordonit ёshtё pa komplikacione dhe tёrёsisht pa risqe pёr nёnёn dhe fёmijёn. Kordoni umbilikal pritet dhe pastaj punktohet pёr mbledhjen e gjakut qё mbetet nga placenta dhe kordonit umbilikal. Gjaku i mbledhur nuk ёshtё i pasur vetёm nё qeliza staminale hematopietike ose gjakformuese por pёrmban gjithashtu qeliza staminale nga indi lidhor, enёt e gjakut dhe ingredient tё tjerё qё nuk janё ekzaminuar akoma mjaftueshёm. Kёto qeliza mundet p.sh tё jenё nё gjёndje tё zёvendёsojnё komplet sistemin gjakformues tё njё fёmijё.
Gjaku i kordonit umbilikal ёshtё aplikuar nё trajtimin e sёmundjeve gjakformuese, nё korigjimin dhe rigjenerimin e sistemit imunitar, stimulimin e hematopoezes, ashtu sikurse nё rastet e dёmtimeve tё trurit tek foshnjet dhe diabeti mellitus tipi 1.