gjinekologji Archives - StemGen Partners

27/Sep/2023


Për më shumë se 20 vite
Eurofins Genoma ju shoqëron në udhëtimin
me të lumtur të jetës suaj

Të gjitha testet qe nevojiten për të
përballuar në mënyre të sigurt cdo fazë të
konceptimit dhe shtatezanise: per nje udhëtim paqësor deri në lindje.

OrizzonteNascita është program i krijuar nga Eurofins Genoma që shoqëron prindërit e ardhshëm në çdo fazë të rrugëtimit drejt lindjes: nga dëshira për të zgjeruar familjen deri në lindjen e një fëmije.

Me testet tona gjenetike, ju mund të përjetoni një shtatzëni të qetë dhe pa rrezik. Zgjidhni fazën e udhëtimit në të cilin jeni nga ato më poshtë dhe zbuloni testet më të përshtatshme për nevojat tuaja.


  • NE DO TË DONIM TË KISHIM NJË FËMIJË
  • NE PO TENTOJMË TË KEMI NJË FËMIJË, POR REZULTON PA SUKSES
  • NE NUK MUND TË KEMI FËMIJË DHE DO TË DONIM TË KISHIM RIPRODHIM TË ASISTUAR
  • NE JEMI NË PRITJE TË NJË FËMIJE
  • NE TASHMË KEMI NJË FËMIJË
NE DO TË DONIM TË KISHIM NJË FËMIJË

GeneScreen

NE PO TENTOJMË TË KEMI NJË FËMIJË, POR REZULTON PA SUKSES
GeneScreen, Karyotype testing, Cystic Fibrosis, Fragile-X testing, Test for thrombophilia, Test for microdeletion of the Y chromosome
NE NUK MUND TË KEMI FËMIJË DHE DO TË DONIM TË KISHIM RIPRODHIM TË ASISTUAR
GeneScreen, Karyotype testing, Cystic Fibrosis, Fragile-X testing, Test for thrombophilia, Test for microdeletion of the Y chromosome, Embryosafe, Endometriome
NE JEMI NË PRITJE TË NJË FËMIJE
PrenatalSafe, GeneSafe, Test for preeclampsia risk, PrenatalScreen, Karyotype testing
NE TASHMË KEMI NJË FËMIJË
BabyNext, GExome

Si transmetohen sëmundjet gjenetike?

Ndonjëherë, që sëmundja të shfaqet, mjafton të trashëgohet një alele e vetme e mutuar nga njëri prej dy prindërve: në këtë rast bëhet fjalë për sëmundje autosomale dominante. Me “dominant” nënkuptojmë se ndryshimi i vetëm njërës nga dy kopjet e atij gjeni është i mjaftueshëm për të shkaktuar sëmundjen. Prandaj, një prind që mbart një kopje të mutuar të njërit prej gjeneve është vetë i sëmurë dhe në çdo konceptim ka një rrezik 50% (një në dy) për të pasur një fëmijë të sëmurë, pavarësisht nga gjinia e fëmijës së palindur.



Çfarë nënkuptohet me fertilitet?

Fertilitet nënkupton aftësinë e një individi ose një çifti për t’u riprodhuar, d.m.th. aftësia e një gruaje për të ovuluar dhe e një burri për të prodhuar spermatozoid aktive të një cilësie të mjaftueshme për të fertilizuar vezën.

Çfarë ndikon në fertilitetin?

Mund të jenë disa faktorë që ndikojnë në fertilitetin e burrit, gruas ose çiftit.


Teste Gjenetike Tirane, Analiza Gjenetike Tirane, Ekzaminime per Infertilitetin, Test NIPT, Kontroll Jo Invaziv Prenatal, Test Prenatal - StemGen Partners

Faktorët që ndikojnë në fertilitetin e femrës

  • Mosha: Fertiliteti i femrës fillon të bjerë rreth moshës 30-vjeçare dhe bie me shpejtësi pas moshës 35 vjeçare.
  • Shëndeti: Pesha e tepërt (obeziteti) ose pasha trupore shumë e vogël mund të shkaktojë ndryshime hormonale që e bëjnë më të vështirë ngjizjen.
  • Mënyra e jetesës: Faktorë të tillë si duhani, alkooli, përdorimi i drogës dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund të ndikojnë në fertilitet.
  • Përdorimi i disa medikamenteve dhe sëmundjet: për shembull, endometrioza, PCOS (sindroma e vezores policistike), çrregullimet e tiroides, infeksionet, cistat ovariane, si dhe diabeti mund të pengojnë fertilitet.
  • Infeksionet: Disa infeksione si klamidia dhe gonorrea mund të shkaktojnë probleme të infertilitetit.
  • Faktorët gjenetikë: Disa sëmundje gjenetike mund të ndikojnë në fertilitetin.
  • Stresi: Stresi kronik mund të ndikojë në ovulimin dhe prodhimin e hormoneve.

Faktorët që ndikojnë në fertilitetin mashkullor

  • Mosha: Fertiliteti mashkullor fillon të bjerë rreth moshës 40 vjeçare, megjithëse cilësia dhe sasia e spermës mund të bjerë para kësaj moshe.
  • Shëndeti: Obeziteti mund të ndikojë në prodhimin e spermës dhe cilësinë e spermës.
  • Mënyra e jetesës: Faktorë të tillë si duhani, alkooli, përdorimi i drogës dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund të ndikojnë në cilësinë e spermës.
  • Sëmundjet: Diabeti, varikocelat, sëmundjet e testikujve, çrregullimet e tiroides si dhe infeksionet mund të ndikojnë në prodhimin e spermës dhe cilësinë e spermës.

Copy-of-Webinar-Business-Marketing-Instagram-Post-Made-with-PosterMyWall-2.jpg
02/Oct/2020

Ne kohen kur raportet e para seksuale fillojne ne nje moshe te hereshme,qe ne adoleshence, probabiliteti qe nje person te kete multipartneritet gjate jetes se tij/saj eshte i larte. Ne kete sesion informues,te zhvilluar live online be date 01 Tetor 2020,ora 18.00, Dr.Edlira Bylykbashi do t’ju njohe me infeksionin seksualisht te transmetueshem me te zakonshem dhe frekuent nga Human Papillomavirus(HPV).

Na ndiqni per te kuptuar tipet e HPV, rruget e transmetimit,shfaqjet klinike,depistimin dhe diagnostikimin,rrezikun e sjelle afatgjate,menyrat e mbrojtjes dhe ndjekja ne cift.

StemGen Partners mundeson te gjitha metodat e depistimit dhe diagnozes laboratorike te virusit HPV (PAP-test dhe Tipizim i HPV). Materiali merret me pajisje te posaçme nga mjeku juaj Obsteter-Gjinekolog,ne klinike dhe dergohet nga StemGen Partners ne laboratorin referent Genoma Group ne Rome.

D.SH.M Edlira Bylykbashi eshte specializuar ne fushen e obstetrike – gjinekologjise, dhe trajnuar e specializuar jashte vendit, ne nendege te rendesive te vecanta si; ekografia obstetrikale, ekografia gjinekologjike, ekografia e gjirit, kolposkopia dhe patologjite cerviko – vaginale, kardiotokografia amtaro-fetale, disiplina, te cilat i praktikon ne Materniteti “Mbreteresha Geraldine” dhe prane klinikes gjinekologjike “Bylykbashi” ne Tirane

http://www.klinikabylykbashi.com/rreth-nesh.



StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




KONTAKT


Adresa

Rr.Shyqyri Berzolli, Residenca Intercosat
Shkalla A,Ap.13A, 1001,Tirana, Albania




FACEBOOK




INSTAGRAM