StemGen Partners
Pyetje-Pergjigje per Prinderit



UDHЁZIME SI TЁ VENDOSЁSH PЁR NJЁ DEPOZITЁ TЁ QELIZAVE STAMINALE

  • SI MBLIDHEN EKZAKTЁSISHT QELIZAT STAMINALE TЁ KORDONIT UMBILIKAL?
  • SA GJATЁ MUND TЁ RUHEN QELIZAT STAMINALE?
  • ÇFARЁ NDODH NЁSE FЁMIJЁS SIM I NEVOJITEN QELIZAT STAMINALE?
  • A JANЁ APLIKUAR TASHMЁ QELIZAT STAMINALE NGA GJAKU I KORDONIT ?
  • KUR DUHET TЁ VENDOS QЁ DUA TЁ RUAJ QELIZAT STAMINALE ?
  • A MUNDEN MOTRAT/VELLEZERIT/PRINDЁRIT TЁ PЁRFITOJNЁ NGA QELIZAT STAMINALE ?
  • PЁRSE IA VLEN KY INVESTIM PЁR SHЁNDETIN E FЁMIJЁS SIM ?
SI MBLIDHEN EKZAKTЁSISHT QELIZAT STAMINALE TЁ KORDONIT UMBILIKAL?

Stafi mjekёsor ёshtё trajnuar nga StemGen Partners pёr mbledhjen e suksesshme thuajse nё tё gjithё maternitetet e Shqipёrisё. Pasi pritet kordoni umbilikal, gjaku i kordonit mblidhet nё njё qese gjaku, kordoni umbilikal pritet nё nivel tё placentёs dhe vendoset nё njё kontenier tё posaçёm. Tё dyja paketohen me tutje nё njё kit mbledhjeje me temperaturё tё kontrollueshme tё çertifikuar nga Vita 34 sёbashku me raportin e nevojshёm dhe dokumentacionin shoqёrues. Korrieri special e transporton mostrёn e çmueshme nё Laboratorin Vita 34. Gjaku i kordonit dhe indi ruhen eksluzivisht nё tanket e ruajtjes Vita 34 nё Leipzig, Gjermani.

SA GJATЁ MUND TЁ RUHEN QELIZAT STAMINALE?

Nё njё temperaturё ruajtjeje afёrsisht minus 180 gradё Celsius, ato mund tё ruhen pёr shumё dekada. Ato nuk plaken,kur kriopreservohen dhe i ruajnё karakteristikat jetёsore.

Jetёgjatёsia e ruajtjes sё qelizave staminale presupozohet tё jetё e palimituar. Arsyeja ёshtё qё proçesi metabolik brёnda qelizёs qёndrojnё tё pandryshuara thuajse plotёsisht nё temperaturё poshtё minus

130 gradё Celsius. Shkencёtarёt e Institutit tё Teknologjive Biomjekёsore Fraunhofer hamёndёsojnё qё qelizat staminale tё ruajtura nё mёnyrё korrekte nga gjaku i kordonit mund tё ruhen pёr shekuj.

ÇFARЁ NDODH NЁSE FЁMIJЁS SIM I NEVOJITEN QELIZAT STAMINALE?

Siç ёshtё rёnё dakort paraprakisht me doktorin kompetent, transporti i gjakut tё kordonit nё spitalin ku do kryhet transplanti pёrgatitet nga StemGen Partners dhe Vita 34. Vita 34 ka dy skuadra tё lёvizshme tё disponueshme pёr kёtё qёllim. Teknike laboratori me eksperiencё sёbashku me korrierin do tё transportojnё kampionin e ngrirё tё gjakut tё kordonit nё njё kontenier tё posaçёm deri tek klinika/spitali dhe pёrgatisin atё pёr aplikim.

A JANЁ APLIKUAR TASHMЁ QELIZAT STAMINALE NGA GJAKU I KORDONIT ?

Mё shumё se rreth 4,5 milion preparate tё gjakut tё kordonit nё tё gjithё botёn janё pёrgatitur pёr ruajtje afat-gjatё e iniciativёn private tё prindёrve deri tani. Mbi 1500 produkte tё gjakut tё kordonit janё çliruar pёr trajtime derimё tani: mbi 100 nё Europё, 30 prej tё cilave kanё qёnё preparate tё ruajtura nё laboratorin Vita 34. Disa nga sёmundjet e trajtuara ishin Kanceri dhe çrregullime metabolike ose dёmtimet e trurit.

KUR DUHET TЁ VENDOS QЁ DUA TЁ RUAJ QELIZAT STAMINALE ?

Ju duhet tё vendosni qё dёshironi tё depozitoni qelizat staminale kur ju tё arrini nё trimestrine  fundit tё shtatёzanisё. Ne rekomandojmё nёnshkrimin e kontratёs tё paktёn 10 javё pёrpara lindjes nё mёnyrё qё nё tё marrim masat e duhura dhe tё pёrgatitemi pёr pritjen e kampionit tuaj. Nёse ju vendosni nё njё afat mё tё shkurtёr, ju lutem kontaktoni menjёherё kujdesin ndaj klientit tё StemGen Partners.

A MUNDEN MOTRAT/VELLEZERIT/PRINDЁRIT TЁ PЁRFITOJNЁ NGA QELIZAT STAMINALE ?

Nё parim po. Çelёsi ёshtё qё karakteristikat e indit duhet tё korrespondojnё pasi nё kёtё mёnyrё parandalohen flakje pas transplantimit. Probabiliteti qё gjaku i kordonit umbilikal te pёrshtatet me atё tё prindёrve fatkeqёsisht ёshtё vetёm njё pёrqind. Ka njё probabilitet tё 25 pёrqind ndёrmjet vёllezёr/motra qё karakteristikat e indit tё pёrshtaten dhe terapia me gjakun e kordonit tё bёhet e mundur. Qelizat staminale nga indi i kordonit umbilikal kanё karakteristikёn e veçantё tё influencimit tё sistemit imunitar, i cili ёshtё njё avantazh tjeter lidhur me pёrdorimin potencial tё preparatit brёnda familjes. Pёrdorimi i tyre nё trajtimin e sёmundjeve tё caktuara jo vetёm tё vёllezёrve/motrave, por gjithashtu tё prindёrve dhe madje gjyshёrve me siguri ёshtё i mundur.

PЁRSE IA VLEN KY INVESTIM PЁR SHЁNDETIN E FЁMIJЁS SIM ?

Pёr t’ju ofruar ju njё produkt tё cilёsisё sё lartё dhe mundёsinё mё tё madhe tё sigurisё, ne punojmё eskluzivisht sipas standarteve mё tё larta tё cilesisё. Juve ju ofrohet njё shёrbim plotёsisht i pёrshtatёshёm nga ofruesi mё i madh dhe mё me eksperiencё tё qelizave staminale nё vendet gjёrmanisht-folёse. Investimi juaj na mundёson neve tё punojmё financiarisht nё kohё tё gjatё. Sepse fёmija juaj mund tё besojё tek ne edhe pёr 50 vite.



StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




KONTAKT


Adresa

Rr.Shyqyri Berzolli, Residenca Intercosat
Shkalla A,Ap.13A, 1001,Tirana, Albania




FACEBOOK




INSTAGRAM