Vita 34 ka liçensat e duhura zyrtare lidhur me çlirimin e gjakut tё kordonit umbilikal. Nё varёsi tё cilit produkt ju zgjidhni, kampioni mund tё pёrdoret tek fёmija juaj, vёllai/motra,prindёrit dhe pёr donacion
Vita 34 mban tё gjitha autorizimet dhe çertifkimet e nevojshme.
Pёr mё shumё, Vita 34 ёshtё e vetmja bankё private e gjakut tё kordonit umbilikal nё Europё qё ka lejen nga Instituti Federal Gjerman pёr Produktet Farmaceutike tё Imunizimit dhe Biomedikale (Paul Ehrlich Institute) pёr prodhimin dhe distribuimin e preparateve autologe dhe allogjenike dhe qё mund tё ofrojё pёrgatitjen e qelizave staminale nёpёrmjet 3 proçeseve tё ndryshme.
Mё tutje, Vita 34 ёshtё e vetmja bankё private e qelizave staminale nё vendet Gjёrmanisht folёse qё ka leje pёr mbledhjen, proçesimin, kriopreservimin dhe ruajtjen e indit tё kordonit umbilikal.
Tё gjitha preparatet janё tё prodhuara nё linjё me praktikёn e prodhimit tё mirё (GMP) dhe janё tё cilёsisё sё çertifikuar.
Qё prej vitit 2018 Vita 34 ёshtё e vetmja bankё private nё Europё qё mban dhe akreditimin FACT qё e cilёson si banka private e vetme nё Europё me orientim ndaj cilёsisё sё kujdesit ndaj pacientit.
Partneri jonё StemGen Partners do tё kёrkojё nga ju dokumentimin e hollёsishёm tё historisё mjekёsore tuaj dhe familjes suaj siç kёrkohet dhe nga autoritetet mjekёsore dhe do tё kёrkojё nёnshkrimin e konsentit tё informuar nga ju siç kёrkohet nga legjislacioni europian i ruatjes sё konfidencialitetit dhe manipulimit tё mostrave biologjike. Kjo bёhet nga stafi mjekёsor i StemGen Partners dhe ka pёr qёllim sigurinё tuaj nё rast tё nevojёs pёr pёrdorim terapeutik tё qelizave staminale.
StemGen Partners garanton qё materniteti ku ju do kryeni lindjen tё jetё kompliant direktivave tё legjislacionit vendas dhe atij tё Bashkimit Europian lidhur me mbledhjen e qelizave staminale nga gjaku i kordonit umbilikal dhe trajnon personelin mjekёsor tё maternitetit (mjekё dhe mamie)
Vita 34 mundёson kriopreservimin e kontrolluar kompjuterik nё qeset e ngrirjes tё dizenjuara dhe zhvilluara veçanёrisht pёr kёtё qёllim. Depozita juaj e qelizave staminale do tё ruhet afёrsisht nё minus 180 gradё Celsius.
StemGen Partners garanton transportimin e gjakut tё kordonit dhe indit nё laboratorin Vita 34 cdo ditё tё vitit pa asnjё pёrjashtim
Pёr tё gjitha marrёveshjet e transportit, Vita 34 ose partneri i saj bashkёpunёtor janё pёrgjegjёs. Pas lindjes sё foshnjёs, prindёrit dhe materniteti na njoftojnё nё numrat tonё tё telefonit tё vёnё nё dispozicion pёr tёrheqjen e kutisё me kampionin brёnda. Ne, pasi kemi garantuar qёёshtё zbatuar proçedura sipas standarteve dhe protokolleve tё Vita 34 ia dorёzojmё korrierit zyrtar qё tё transportojё kampionin nё mёnyrё tё sigurtё nё laboratorin e Vita 34 nё Leipzig, Gjermani, ku kampioni do t’i nёnshtrohet hapave tё mёtejshёm tё testimit dhe pёrgatitjes pёr ruajtje tё qelizave staminale. Transporti standart kryhet nёpёrmjet Fedex/ DHL – nё zbatim me protokollet e transportit tё Vita 34, brёnda 24 orёve. Shёrbimet e korrierit janё tё disponueshme 24 orё, 7 ditё nё javё.
Nё mёnyrё qё tё garantohet cilёsia mё e lartё, Vita 34 ka zhvilluar vetё shumё mjete nё linjё me standartet mё tё larta: Qesja e mbledhjes sё gjakut tё kordonit umbilikal e quajtur “Entnahmeset Vita 34” ka njё shtrese speciale tё dizenjuar pёr njё mbijetesё mё tё shtuar tё qelizave staminale gjatё transportimit ashtu sikurse njё age me njё diametёr mё tё madh pёr mbledhjen e volumeve mё tё mёdha tё gjakut. Mё sё shumti, seti i mbledhjes pёrmban njё sasi mё tё ulёt CPD (anti-koagulant) pёr njё mbijetesё mё tё lartё tё qelizave staminale nё kampione nё sasi tё vogёl. Qesja e mbledhjes ёshtё sterile nё tё dy anёt brenda dhe jashtё gjё qё e ben tё pёrshtatёshme pёr t’u pёrdorur dhe nё njё sallё operacioni gjatё njё lindjeje cesariane. Qesja validizohet dhe aprovohet pas testimeve nga Instituti Paul-Ehrlich-Institute (Autoriteti Federal pёr Vaksinat dhe Biomedikamentet nё Gjermani).
Gjaku i Kordonit dhe indi i kordonit transportohet nё kuti transporti termikisht tё izoluara tё dizenjuara nga Vita 34: kutia e transportit validizohet dhe testohet pёr tё ruajtur temperaturёn e dhomёs nё kushtet e testimit. Nё Gjermani temperatura e transportit ёshtё e detyrueshme tё jetё 18-26° Celsius. Prandaj kutia pёrmban pako xheli nё pёrmasa tё mёdha pёr tё stabilizuar temperaturё dhe matёs dhe regjistrues temperaturё pёr tё monitoruar kushtet e transportit. Vita 34 ёshtё pioner edhe nё pёrdorimin e matёseve tё temperaturёs gjatё transportit tё gjakut tё kordonit.
Tanket e ruajtjes tё pёrdorur nga Vita 34 janё plotёsisht tё pavarur nga furnizuesi i energjisё elektrike dhe kontrolli i tyre bёhet me menaxhim kompjuterik. Ato janё tanke termike tё pёrbёrё nga çelik qё nuk ndryshket. Ato pёrmbajnё njё rezervuar nitrogeni nё fazё likide tё ftohtё nё fund nё -196° C. Kampionet ruhen nё shtresёn e nitrogenit tё sipёrme nё fazёn e gazit. Avantazhi i kёsaj metode ruatjeje nё kontrast me atё tё nitrogenit tё lёngshёm ftohёs ёshtё qё shmangen plotёsisht kontaminimet e kryqёzuara ndёrmjet uniteve tё gjakut tё kordonit tё ruajtura. Ruajtja pёrfundimtare bёhёt nё njё qese tё pёrshtatёshme kriopreservimi tё krijuar nga Vita 34. Qesja ka njё fuqi tё vёrtetё kundёr thyerjes, ёshtё shumё rezistente ndaj ftohtit dhe shumё ideale pёr ruajtje afat-gjatё. Sёbashku me qesen e ngrirjes edhe 5 kampione tё vegjёl ruhen. Kjo mundёson qё tё merren vetёm sasi tё vogla pёr ekzaminim nё raste se nevojitet kampioni pёr transplant. Preparati kryesor qёndron i paprekur. Pёr mbrojtje perfekte qesja e ngrirjes dhe kampionet e testimit kyçen nё njё kasete metalike tё ngrirjes,shumё tё qёndrueshme
Vita 34 garanton ruatjen e besueshme afat-gjatё nё mёnyrё tё tillё qё qelizat staminale janё tё vlefshme,kur nevojiten, nё cilёsinё mё tё mirё edhe pas disa viteve, kompliante mё tё gjitha standartet dhe kёrkesat e sigurisё nё linjё me specifikimet zyrtare me strikte.
Prindёrve i ofrohet njё çertifikatё ruajtjeje qё pёrmban nё mёnyrё unike kodin identifikues, emrin dhe ditёlindjen e nёnёs ashtu sikurse dhe datёn dhe orёn e lindjes sё fёmijёs. Klienteve gjithashtu i ofrohen rezultatet e testeve tё kryera mbi gjakun e nёnёs dhe gjakun e kordonit umbilikal dhe tё indit tё kordonit tё mbledhur pёr ruajtje(p.sh. antitrupat viral, numri i qelizave, kontaminimi bakterial, grupi i gjakut etj)
Vita 34 ishte banka e parё nё botё e gjakut tё kordonit qё ka ofruar pёr prindёrit siguracion tё kampionit tё ruajtur.Ky siguracion ёshtё pjesё e integruar e shёrbimit. Nё rast tё njё falimenti, siguracioni ju garanton qё preparati i qelizave staminale tё fёmijёs suaj do tё ruhet profesionalisht deri nё ditёlindjen e tij tё 50-tё.
Vita 34 nё mёnyrё tё qёllimshme nxit pёr ruajtjen e gjakut tё plotё, sepse ndarja e qelizave staminale nga gjaku pёrpara ruajtjes mund tё shkaktojё humbjen e qelizave tё tjera tё çmuara.
Vita 34 ёshtё e vetmja bankё nё Europё qё ёshtё nё gjёndje tё ofrojё ruajtjen e gjakut tё kordonit nё 3 metoda tё ndryshme proçesimi:
Vita 34 ka liçencёn pёr prodhim profesional tё produkte farmaceutike si gjaku i kordonit, dhe si qeliza staminale tё veçuara nёpёrmjet pajisjes sё proçesimit SEPAX ose AXP.Metoda e proçesimit varet nga perspektiva e vendit ku bёhet mbledhja. Nё Gjermani tё gjithё kampionet ruhen si njё gjak i plotё
Qё prej vitit 2002, Vita 34 ka mbёshtetur opsionin e vёllazёrisё, me mundёsinё e ndihmёs sё ndёrsjelltё me gjak kordoni umbilikal pёrmes ” iniciativёs sё vёllazёrimit”. Pёr shёmbull, nё rast Leucemie, doktorёt zgjedhin mё mirё tё aplikojnё qelizat staminale tё shёndetёshme tё motrёs apo vёllait tё pacientit sesa tё vetё pacientit. Prandaj Vita 34 ruan gjakun e kordonit tё njё tё porsalinduri tё shёndetёshёm pёr pesё vite pa asnjё kosto (nёse sipas çertifikatёs sё lёshuar nga mjeku kompetent) mund tё pёrdoren kёto qeliza pёr tё trajtuar njё motёr apo vёlla tё tij tё sёmurё. Gjaku i kordonit i ruajtur me Vita 34 ёshtё pёrdorur pёr vёllezёrit dhe/ose motrat disa herё tashmё.
VitaMine &Yours kombinon ruatjen e gjakut tё kordonit umbilikal pёr kujdesin shёndetёsor individual dhe ruatjen e gjakut tё kordonit umbilikal pёr qёllim dhurimi nё publik. Nёse sasia ёshtё e mjaftueshme, dy depozita tё plot atё qelizave staminale do tё ruhen, njёra privatisht dhe njёra pёr dhurim publik. Prindёrit paguajnё vetёm fee-nё e ruajtjes tё kampionit pёr fёmijёn e tyre.
VitaPlusDonation nёnkupton ruajtjen autologe me opsionin e dhurimit tё gjakut tё plotё tё kordonit nё rast sё njё personi tё huaj nga familja i nevojitet. Nёse ka pёrshtatёshmёri mes marrёsit dhe dhuruesit, mjeku qё ndjek pacientin do t’i kontaktojё prindёrit nёpёrmjet Vita 34. Vita 34 e lёshon kampionin e ruajtur tё gjakut tё kordonit umbilikal vetёm nёse prindёrit japin pёlqimin e tyre paraprak me shkrim
Eshte një test që identifikon ndryshime në gjene, kromozome ose protein dhe ndihmon në përcaktimin e mundësisë që një individ të zhvilloj ose të trashëgoj tek pasardhësit çrregullime gjenetike.