Henriku u shpetua nga gjaku i kordonit te tij umbilikal
Kjo foto e Henrikut eshte bere ne Lisbone, Portugali, vetem disa dite pas daljes se tij nga spitali. Henriku eshte ne remision nga Anemia Aplastike e rende trajtuar me nje transplant te qelizave staminale nga gjaku i kordonit umbilikal te tij. Ishte hera e pare qe gjaku i kordonit umbilikal autolog (vetjak) u perdor per te trajtuar anemine aplastike ne Portugali. Mamaja e Henrikut tregon,’’ Katermbedhjete vite me pare, kur isha shtatezene me Guilherme, nje i aferm i familjes na tregoi per mundesine e kriopreservimit te qelizave staminale. Njerezit kishin filluar te flisnin per kete opsion ne Portugali, por ne na dukej idea interesante veçanerisht sepse shkenca evulon kaq shpejt dhe ne nuk e dijme çfare ka rezervuar e ardhmja per ne. Eshte nje menyre tjeter e sigurimit te shendetit.” “Kur Henriku lindi 9 vite me vone, ne vendosem te ruajme serisht qelizat staminale, jo vetem per hir te barazise ndermjet femijeve tone, por edhe sepse ne vazhdojme te besojme qe e ardhmja e disa fushave te shendetesise mund te perfshije qelizat staminale. Te dyja shtatezanite ishin normale dhe pa asnje problem, dhe te dy djemte u linden dhe u rriten shendetshem, prandaj asgje nuk beri qe ne te parashikonim semundjen e Henrikut.”
Anemia aplastike eshte nje semundje e rralle dhe serioze per jeten qe ndodh kur palca e kockave te pacientit deshton per te prodhuar mjaftueshem qeliza staminale, duke shkaktuar anemi, gjakderdhje dhe infeksione. Ne pjesen me te madhe te rasteve, shkaku eshte i panjohur. Dyshohet qe anemia aplastike mund te stimulohet kur trupi mbi reagon ndaj nje infeksioni, dhe zhvillon nje sulm autoimun ne palcen e kockes. Kjo semundje haset ne 2-7 raste ne nje milion njerez ne vit. Kur anemia aplastike zhvillohet, e vetmja menyre per ta ndaluar ate eshte rivendosja e sistemit imunitar me nje transplant te qelizave staminale.
Henriku eshte nje femije tipik i cili pelqen dinozauret, legot dhe super heronjte. Ai gjithashtu pelqen te shohe televizor. Vitin e kaluar kur Henriku u semur shume me anemi aplastike, ai u shtrua fillimisht ne spitalin Pediatrik Dona Estefana ne Lisbone. Ne pergatitje per transplantin e tij, Henriku u transferua ne Institutin Portugez te Onkologjise (IPO) ne Lisbone, ku ai iu nenshtrua kemioterapise. Gjaku i kordonit te tij umbilikal u perdor per transplantin e Henrikut. Transplanti u krye ne IPO ne 5 Prill 2019, dhe pas kesaj rruazat e bardha te gjakut dhe parametra te tjere hematologjik filluan te permiresoheshin shume shpejt. Henriku doli nga spitali brenda nje muaji nga transplanti, dhe vazhdon te ndiqet nga afer nga skuadra mjekesore ne IPO dhe ne spitalin Pediatrik. Doktoret jane shume te kenaqur me evolucionin klinik te Henrikut dhe konsiderojne shperblyese te dhenat e transplantit te tij.
Fotoja e dyte eshte bere ne vere 2-19 dhe tregon Henrikun, ne moshen 4 veçare, me vellain e tij me te madh ne moshen 13 vjeçare, Guilherme. Henriku mbajti shpesh nje maske ne vende publike per ta mbrojtur ate nga mikrobet nderkohe qe sistemi i tij imunitar po rindertohej.Mamaja e Henrikut tregon: ‘’ Fatmiresisht qe ne morem vendimine duhur per te kriopreservuar qelizat staminale’’
Burimi: https://parentsguidecordblood.org/en/news/henrique-was-saved-his-own-cord-blood