Intoleranca dhe Alergji Ushqimore në Shtatëzani: masa parandaluese dhe këshilla çfarë duhet bërë
Çfarë duhet bërë në rastet e intolerancave dhe alergjive ushqimore në shtatëzani? Cilat jane masat parandaluese që duhen ndërmarrë për të evituar pasojat dhe rreziqet për gruan shtatëzanë dhe për fetusin? Të kuptojmë se kujt i detyrohen alergjitë dhe intolerancat ushqimore,cilat janë simptomat, si ti njohim ato,dhe si ti trajtojmë.
Simptomat e Intolerancave dhe Alergjive në Shtatëzani
Para se të gjithave duhen njohur shenjat e alergjive dhe intolerancave ushqimore në shtatëzani, që zakonisht përfshijnë disa nga shqetësimet e listuara:
- Prurit, urtikarie,ekzema
- Astma, riniti, kolla.
- Diarre, nause, konstipacion,dhimbje abdominale, aciditet në stomak
- Dhimbje koke,marrje mendsh
Çfarë të bëjmë
Nëse dalloni ndonjërin nga shenjat e rradhitura më lart,sugjerohet ti drejtoheni zgjidhjeve natyrale të përzgjedhura në bazë të tipit të elementit ushques që fajësohet.
Nëse bëheni intolerant ndaj laktozës gjatë shtatëzanisë,do t’ju vijnë në ndihmë farat e susamit, perimet jeshile,frutat e thata,qumështi i sojës të cilat rrisin kalçiumin.Gjithnjë lidhur me kalçiumin në shtatëzani,ekzistojnë produkte të ujit me përmbajtje të lartë kalçiumi dhe qumësht lope pa laktozë. Pra është e qartë që duhen eleminuar ushqimet që përmbajnë laktozë.
Intoleranca ndaj laktozës dhe infertiliteti thuhet që janë të lidhura sepse disa studime mbi intolerancat ushqimore kanë demostruar që mund të provokojnë probleme te keqpërthithjes të disa substancave të rendësishme për fertilitetin, dhe gjatë shtatëzanisë,mund të impaktojnë edhe zhvillimin e fetusit. Prandaj është e rëndësishme të diagnostikohet ky tip intolerance dhe te veprohet në kohë.
Në intolerancat ndaj glutenit duhen marrë karbohidrate pa gluten siç është patatja,orizi dhe misri,buka pa gluten.
Cilado alergji tjeter apo intolerance, në momentin që identifikohen duhen marrë masa për të evituar ushqimet që e shkaktojnë
Çfarë është Nutrinext Intolerance?
Masa Parandaluese
Masat parandaluese janë thelbësore dhe me siguri ndjekja e një regjimi ushqimor të ekuilibruar do të ndihmonte shumë. Për të kuptuar predispozionin gjenetik për të zhvilluar alergji apo intoleranca ushqimore gjatë shtatëzanisë mëra më e sigurtë është kryerja e testit gjenetik NUTRINEXT .Testi gjenetik NutriNext nuk ka kundërindikime, kryhet vetëm një herë në jetë dhe nuk ndikohet nga zakone që ju keni apo nëse keni marrë ndonjë bar. Nuk është e nevojshme të kryeni asnjë përgatitje para se të bëni test
Identifikimi eventual i elementëve ushqyes ndaj të cilëve gruaja shtatëzënë është intolerante ose alergjike lejon që këto elementë të evitohen nga dieta ushqimore duke evituar kështu edhe çrregullimet shoqëruese.Për të evituar krijimin e mungesave ushqimore do të ishte e rekomanduar të këshilloheni me një mjek dhe të merrni një diete ushqyese e përshtatëshme duke integruar nëse gjykohet e domosdoshme edhe elementin e fajësuar.
Gjithashtu hidratimi është shume i rëndësishëm dhe po ashtu higjena e ushqimeve që konsumohen. Krahas kësaj preferohen ushqime integrale dhe ushqyes analergjik siç është peshku,orizi,qumështi i dhisë,mishi i bardhë. Më rrezikues për alergjine konsiderohet veza,djathrat,luleshtrydhet,kakao.