Mutacionet Germinale dhe Somatike.Cila eshte diferenca?
Kanceri ndodh nga mutacione,ose ndryshime te demshme qe shkaktojne nje alterim ne sequencen e ADN-se se nje gjeni. Pjesa me e madhe e mutacioneve perfshijne ndryshime ne radhitjen e cifteve te bazave, duke perfshire zevendesime,delecione,shtesa apo zhvendosje. Mutacionet mund te ndahen ne kategori te medha bazuar ne indin ku ato ndodhin.

Mutacionet Somatike
Mutacionet Somatike ose te fituara jane shkaqet me te shpeshta te kancerit.Keto mutacione ndodhin nga demtimi i gjeneve ne nje qelize individuale gjate jetes se nje personi. Kanceret qe ndodhin per shkak te mutacioneve somatike referohen si kancere sporadike.Mutacionet somatike nuk gjendet ne cdo qelize te trupit dhe nuk trashegohen nga prindi tek femija. Disa karcinogjene te zakonshem qe shkaktojne keto mutacione jane: duhanpirja, rrezatimi ultravjollce,viruset,ekspozimi kimik dhe plakja.
Mutacionet Germinale
Mutacionet germinale jane me pak te zakonshme. Nje mutacion germinal ndodh ne qelizen sperme ose ne nje qelize veze dhe trashegohet nga prindi tek femija. Me zhvillimin e embrionit, mutacioni nga qeliza sperme ose veze fillestare kopjohet ne cdo qelize te trupit. Dhe meqenese mutacioni prek qelizat riprodhuese mund te trashegohet nga gjenerata ne gjenerate.
Kanceret e shkaktuar nga mutacionet germinale quhen kancer te trasheguar ose te trashegueshem.Perbejne rreth 5%–10% te gjithe kancerave dhe deri me sot jane identifikuar me shume se 50 sindroma kanceroze te trashegueshme. Historite familjare dhe personale qe sugjerojne per mutacione germinale jane:
- Fillimi i hereshem i kancerit (gjiri,zorra trashe ose kancer i endometrit nen moshen 50 vjecare)
- Kancer te rralle (kancer gjiri tek meshkujt)
- Patologji te caktuara (kancer gjiri trefish-negativ)
- Me shume kancer ne nje familje se sa mund te pritet nga rreziku propabilitar
Disa sinjale me shume qe mund te indikojne rrezikun germinativ: INDIKATORE KYC TE RREZIKUT PER KANCER
- Kancer qe ndodh ne nje moshe me te re se sa pritet ne popullaten e pergjithshme (p.sh kancer i gjirit,i zorres se trashe,i endometrit ne nje moshe 50 vjec ose me heret)
- Me shume se nje kancer primar ne nje person ose kancer bilateral ne nje organ cift (p.sh ne te dy gjinjte)
- Evidenca te trashegimise autozomale-dominante (p.sh dy ose me shume gjenerata te prekura,njeheresh meshkuj dhe femra te prekur)
- Cdo lloj karakteristike e kancerit e shoqeruar me nje syndrome te njorur kanceroze (p.sh.kanceri gjirit ,vezores dhe kanceri pankreasit;kanceri zorres se trashe,endometrit dhe vezores )
- Prania e konditave pre-kanceroze (p,sh., 20 polipe adenomatoze kolorektale)
- Nje diagnoze e kancerit e shoqeruar me rrezik trashegues (p.sh., kanceri gjirit tek meshkujt,kanceri vezores,retinoblastoma,paraganglioma,feokromocitoma)
- Karakteristika specifike klinike te nje tumori te shoqeruar me sindroma te kancerit te trasheguar (p.sh, paqendrueshmeria e mikrosateleiteve ne kancerin e zorres se trashe ose kanceri i gjirit trefish negativ)
- Individe nga familje me nje mutacion te njohur qe rrit rrezikun per kancer
Zbulimi i Diferences
Ne pergjithesi, qelizat kanceroze pesojne me shume ndryshime gjenetike sesa qelizat normale, por kanceri i cdo personi ka nje kombinim unik te alterimeve gjenetike. Disa nga keto ndryshime mund te jene rezultati i ndarjes qelizore me shume se eventi inicues qe shpie ne zhvillimin e kancerit. Ndersa kanceri vazhdon te rritet, ndryshime te tjera shtese ndodhin. Madje edhe brenda te njejtit tumor, qelizat kanceroze mund te kene ndryshime gjenike te ndryshme.

Teknikat e sekuencimit te ADN-se mund te identifikojne njeheresh mutacione germinale dhe somatike nepermjet krahasimit te sekuences se ADN-se me ate te qelizave normale.Mutacionet germinale mund te identifikohen duke perdorur kampione te peshtymes ose nje kampion te gjakut. Analizat gjenetike te tumorit mund te perdoren per te identifikuar ndryshime gjenetike ne qelizat kanceroze qe mund te stimulojne rritjen e kancerit te nje individi. Ky informacion do te mund te ndihmonte te kuptohej cila terapi mund te ishte me efektive per trajtimin e nje malinjitetit te caktuar.
Informacioni qe sigurohet nga testimi germinal dhe tumoral mund te mbivendoset. Per shembull, nje person me nje patologji malinje qe ka nje mutacion te BRCA ne tumor, mundet ose jo te kete nje mutacion BRCA te trasheguar . Testi germinativ do te ishte i domosdoshem te kuptohet nese mutacioni eshte i trasheguar. Ne varesi te tipit te kancerit,njeheresh testimi i tumorit dhe testimi germinativ mund te perdoret per te ndihmuar ne zgjedhjen e terapise. Ne kete menyre ,sekuencimi i ADN-se mund te sugjeroje dhe prezencen e mutacioneve te trasheguara. Pacientet dueht te referohen per testimin e mutacioneve te trasheguara nese kane histori familjare ose personale qe sugjeron per rrezik te trashegueshem,nese tumori ka instabilitet te mikrosateliteve,nese geni ne tumor eshte nje gen me predispozicion kanceroz,nese geni konsiderohet patogjenik apo me probabilitet patogjenik apo frekuenca alelike i afrohet 50%
Çfare duhet te dine Mjeket Onkologe!
Mjeket Onkologe ndjehen te sfiduar te dine kur eshte momenti per te referuar nje pacient per ekzaminim germinativ dhe si te shpjegojne diferencen midis ndryshimeve gjenetike germinative dhe somatike dhe faktin qe ndryshimet germinative mund te jene prezente ne tumor.
I gjithe ky informacion krijon konfuzion dhe stres tek pacientet dhe familjaret e tyre vecanerisht nese testimi i tumorit sugjeron per rrezik germinativ sepse ne kete rast pacienteve i duhet te perballen jo vetem me diagnozen e kancerit por gjithashtu duhen te perballen me mundesine qe dhe familjare te tjere kane nje ndjeshmeri te trasheguar per zhvillimin e kancerit.
Testimi gjenetik mund te jete jete shpetues dhe te reduktoje semundshmerine dhe vdekshmerine te shoqeruar me malinjitetin kur informacioni rreth ndryshimeve gjenike somatike orienton per zgjidhje terapeutike dhe njohja e mutacioneve germinale identifikon personat ne rrezik per zhvillimin e malinjitetit dhe parandalimin e pershtateshem me qellim hartimin e strategjive per dedektimin e hereshem.
STEMGEN Partners mundeson ONCONEXT LIQUID, paneli i ekzaminime gjenetike per identifikimin e mutacioneve germinale dhe somatike me qellim:
- Karakterizimin molekular te tumorit
- Monitorimin e terapise dhe rezistencave

- Amplifikimin e informacionit te perfituar nga biopsia e indeve
- Vleresimin e semundjes reziduale
- Identifikimin e hereshem te rikthimit te semundjes
ONCONEXT LIQUID, ekzaminimi me inovativ i njohur si BIOPSIA LIQUIDE qe izolon ne qarkullimin e gjakut ADN-ne e lire tumorale nga vetem nje kampion i thjeshte gjaku venoz. I domosdoshem per zgjedhjen e terapise target te personalizuar sipas profilit molekular te tumorit dhe per monitorimin dinamik te semundjes.
Ref: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC7480763/
https://www.frontiersin.org/articles/10.3389/fonc.2020.01318/full










Por ne vitin 2014 George pati rikthim te semundjes. Dr.Anne Parker ,specialistja hematologjise qe ndoqi gjendjen e George u shpreh qe shanset qe nje pacient qe vuan me Leucemi Akute Limfoblastike,te mbijetoje pas rikthimit te semundjes jane vetem 3% . Nje transplant nga nje dhurues i pershtateshem, i jep pacientit nje sistem imunitar te ri duke vrare efektivisht qelizat leucemike te mbetura.




Testet e depistimit prenatal: Këto teste mund t’ju tregojnë shanset që fetusi juaj të ketë një aneploidi dhe disa çrregullime shtesë. Testet e shqyrtimit gjenetik prenatal përqendrohen në këto teste.


Sepse ato mund te migrojne ne vendet e demtimit , te ulin inflamacionin dhe te sherojne indet e demtuara3
A qendrojne te mira pergjithmone qelizat staminale?
Perse jane studiuar qelizat staminale te te porsalindurit per çrregullimet e shoqeruara me COVID-19?

Skleroza multiple është një sëmundje kronike që prek sistemin nervor, duke shkaktuar një sërë simptomash të mundshme, përfshirë problemet me shikimin, lëvizjen e krahëve, ose të këmbëve, ndjeshmërinë, si dhe ekuilibrin. Kjo sëmundje e shoqëron individin gjatë gjithë jetës, e cila mund të jetë në formë të lehtë, por edhe mund të shkaktojë paaftësi serioze në shëndetin e individit.




Java e 10-te e shtatezanise doktori juaj mund t’ju rekomandoje testimin e ADN-se fetale ne gjakun tuaj.Kjo analize nuk rekomandohet ne rutine por vetem ne grate qe jane ne rrezik me te larte (shiko me siper).Nepermjet kesaj analize mund te identifikohet nese femija juaj ka rrezik te kete anomali numerike apo strukturale kromozomale te cilat perkthehen ne disa sindroma gjenetike si Sindroma Down,Sindroma Edward,Sindroma Patau,Sindromat e lidhura me kromozomet seksuale, mikrodelecionet, delecionet dhe duplikacionet (shiko direktorine: Teste Gjenetike)
Amniocenteza. Duke perdorur nje gjilpere shume te holle ne barkun tuaj, mjeku juaj do te marre nje kampion te lengut qe rrethon bebin tuaj dhe te kontrolloje ate per semundje gjenetike apo difekte gjenetike. Proçedura mbart disa rreziqe. Rreth 1 ne 300 deri ne 500 gra do te abortojne per shkak te kesaj procedure.
