Intoleranca dhe Alergji Ushqimore në Shtatëzani: masa parandaluese dhe këshilla çfarë duhet bërë

Intoleranca dhe Alergji Ushqimore në Shtatëzani: masa parandaluese dhe këshilla çfarë duhet bërë

January 7, 2021 by Dorela Kroni
pregnant2-338x231-1.jpg

Çfarë duhet bërë në rastet e intolerancave dhe alergjive ushqimore në shtatëzani? Cilat jane masat parandaluese që duhen ndërmarrë për të evituar pasojat dhe rreziqet për gruan shtatëzanë dhe për fetusin?  Të kuptojmë se kujt i detyrohen alergjitë dhe intolerancat ushqimore,cilat janë simptomat, si ti njohim ato,dhe si ti trajtojmë.

Zbulojmë sëbashku çfarë masash parandaluese duhen ndërmarrë në situata të intolerancave dhe alergjive në shtatëzani.
Para gjithçkaje duhet bërë dallimi i allergjive nga intolerancat. Nëse të parat provokojnë simptoma të menjëherëshme pas marrjes së ushqimit,të dytat mund të manifestohen edhe pas disa orësh apo ditësh. Dhe në fakt alergjia është një reaksion me bazë një reaksion imunitar kundërshtuese ndaj një ushqimi, pra që varet nga përgjigjia e sistemit imunitar, ndërsa intoleranca është një reaksion kundërshtues ndaj ushqimit që ndodh në sajë të mekanizmave te tipit enzimatik,toksik,farmakologjik ose pseudo-alergjik.
Gjatë shtatëzanisë mund të shfaqen për herë të parë alergji apo intoleranca ushqimore: ndodh në fakt që elemnt ushqyes që më përpara nuk jepnin probleme. në këtë fazë mund të provokojnë shqetësime.

Simptomat e Intolerancave dhe Alergjive në Shtatëzani

Para se të gjithave duhen njohur shenjat e alergjive dhe intolerancave ushqimore në shtatëzani, që zakonisht përfshijnë disa nga shqetësimet e listuara:

  • Prurit, urtikarie,ekzema
  • Astma, riniti, kolla.
  • Diarre, nause, konstipacion,dhimbje abdominale, aciditet në stomak 
  • Dhimbje koke,marrje mendsh

Çfarë të bëjmë

Nëse dalloni ndonjërin nga shenjat e rradhitura më lart,sugjerohet ti drejtoheni zgjidhjeve natyrale të përzgjedhura në bazë të tipit të elementit ushques që fajësohet.

Nëse bëheni intolerant ndaj laktozës gjatë shtatëzanisë,do t’ju vijnë në ndihmë farat e susamit, perimet jeshile,frutat e thata,qumështi i sojës të cilat rrisin kalçiumin.Gjithnjë lidhur me kalçiumin në shtatëzani,ekzistojnë produkte të ujit me përmbajtje të lartë kalçiumi dhe qumësht lope pa laktozë. Pra është e qartë që duhen eleminuar ushqimet që përmbajnë laktozë.

Intoleranca ndaj laktozës dhe infertiliteti thuhet që janë të lidhura sepse disa studime mbi intolerancat ushqimore kanë demostruar që mund të provokojnë probleme te keqpërthithjes të disa substancave të rendësishme për fertilitetin, dhe gjatë shtatëzanisë,mund të impaktojnë edhe zhvillimin e fetusit. Prandaj është e rëndësishme të diagnostikohet ky tip intolerance dhe te veprohet në kohë.

Në intolerancat ndaj glutenit duhen marrë karbohidrate pa gluten siç është patatja,orizi dhe misri,buka pa gluten.

Cilado alergji tjeter apo intolerance, në momentin që identifikohen duhen marrë masa për të evituar ushqimet që e shkaktojnë

Çfarë është Nutrinext Intolerance?

Intoleranca ndaj ushqimeve të ndryshme është një reaksion i organizmit tonë ndaj ushqimeve. Ato shoqërohen me simptoma të natyrës intestinale si diarreja dhe gazërat, ose dermatologjike, siç është eczema, por mund të japin edhe lodhje, migrenë ose ndryshim të vlerave hematike.
Testi gjenetik NutriNext nuk ka kundërindikime, kryhet vetëm një herë në jetë dhe nuk ndikohet nga zakone që ju keni apo nëse keni marrë ndonjë bar. Nuk është e nevojshme të kryeni asnjë përgatitje para se të bëni testi
NutriNext vlerëson 7 intolerancat apo papajtueshmëritë e renditura më poshtë, të cilat janë të vetmet që janë të trashëgueshme gjenetikisht:
1. Predispozita ndaj sëmundjes celiake: kjo sëmundje autoimmune vjen si pasojë e reaksionit intestinal nga glutenit (proteinë) që gjendet tek drithërat, elbi dhe thekra. Simptomat përfshijnë diarrenë, aneminë që mund të jetë rezistente ndaj terapisë me hekur oral, shfaqjen e diabetit. Në momentin që kryeni testin NutriNext do ta kuptoni nëse kjo sëmundje do t’ju shfaqet apo jo gjatë jetës.
2. Intoleranca ndaj laktozës: intolerance enzimatike më e zakonshme, që ka të bëjë me paaftësinë për të tretur sheqerin e pranishëm tek qumshti. Sa më shumë ta konsumoni, aq më të rënda simptomat. Testi NutriNext vlerëson nëse pacienti do të zhvillojë një reduktim të enzimave me bazë gjenetike.
3. Intoleranca ndaj fruktozës: është një patologji që na pengon të hamë fruta dhe perime që kanë në përbërjen e tyre fruktozë. I vetmi trajtim i sëmundjes është një dietë e privuar nga ky lloj sheqeri, në mënyrë që të minimizohet prania e tij në organizëm. Konsumi i frutave dhe perimeve me fruktozë në rast se keni intolerancë ndaj këti sheqeri sjell dëme në mëlçi dhe veshka.
4. Ndjeshmëria ndaj kafeinës: NutriNext identifikon predispozitën që keni për ta metabolizuar shpejt apo ngadalë kafeinën që gjendet tek kafja, çaji ose çokollatat, për të përcaktuar dozën ditore të saj.
5. Ndjeshmëria ndaj alkoolit: në rastet nuk e metabolizon alkoolin si duhet shfaqen simptoma si bllokimi nazal dhe skuqja e lëkurës.
6. Ndjeshmëria ndaj nikelit: nikeli ndodhet tek ushqime si veza, vajërat vegjetalë dhe pothuajëse në çdo artikull që prekni: çelësa, monedha, etj. Reaksionet e mbindjeshmërisë ndaj nikelit mund të jenë dermatitis ose me natyrë sistemike (fryrje e barkut, të përziera, dhimbje koke).
7. Ndjeshmëria ndaj sulfiteve: sulfitet gjenden tek frutat e thata, marmalatat, lëngjet e frutave, konservat dhe është një nga ndjeshmëritë më të vështira për t’u përcaktuar.

Masa Parandaluese

Masat parandaluese janë thelbësore dhe me siguri ndjekja e një regjimi ushqimor të ekuilibruar do të ndihmonte shumë. Për të kuptuar predispozionin gjenetik për të zhvilluar alergji apo intoleranca ushqimore gjatë shtatëzanisë mëra më e sigurtë është kryerja e testit gjenetik NUTRINEXT .Testi gjenetik NutriNext nuk ka kundërindikime, kryhet vetëm një herë në jetë dhe nuk ndikohet nga zakone që ju keni apo nëse keni marrë ndonjë bar. Nuk është e nevojshme të kryeni asnjë përgatitje para se të bëni test

Identifikimi eventual i elementëve ushqyes ndaj të cilëve gruaja shtatëzënë është intolerante ose alergjike lejon që këto elementë të evitohen nga dieta ushqimore duke evituar kështu edhe çrregullimet shoqëruese.Për të evituar krijimin e mungesave ushqimore do të ishte e rekomanduar të këshilloheni me një mjek dhe të merrni një diete ushqyese e përshtatëshme duke integruar nëse gjykohet e domosdoshme edhe elementin e fajësuar.

Gjithashtu hidratimi është shume i rëndësishëm dhe po ashtu higjena e ushqimeve që konsumohen. Krahas kësaj preferohen ushqime integrale dhe ushqyes analergjik siç është peshku,orizi,qumështi i dhisë,mishi i bardhë. Më rrezikues për alergjine konsiderohet veza,djathrat,luleshtrydhet,kakao.


StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




KONTAKT


Adresa

Rr.Shyqyri Berzolli, Residenca Intercosat
Shkalla A,Ap.13A, 1001,Tirana, Albania




FACEBOOK




INSTAGRAM