OrizzonteNascita është program i krijuar nga Eurofins Genoma që shoqëron prindërit e ardhshëm në çdo fazë të rrugëtimit drejt lindjes: nga dëshira për të zgjeruar familjen deri në lindjen e një fëmije.
Me testet tona gjenetike, ju mund të përjetoni një shtatzëni të qetë dhe pa rrezik. Zgjidhni fazën e udhëtimit në të cilin jeni nga ato më poshtë dhe zbuloni testet më të përshtatshme për nevojat tuaja.
- NE DO TË DONIM TË KISHIM NJË FËMIJË
- NE PO TENTOJMË TË KEMI NJË FËMIJË, POR REZULTON PA SUKSES
- NE NUK MUND TË KEMI FËMIJË DHE DO TË DONIM TË KISHIM RIPRODHIM TË ASISTUAR
- NE JEMI NË PRITJE TË NJË FËMIJE
- NE TASHMË KEMI NJË FËMIJË
GeneScreen
GeneScreen, Karyotype testing, Cystic Fibrosis, Fragile-X testing, Test for thrombophilia, Test for microdeletion of the Y chromosome
GeneScreen, Karyotype testing, Cystic Fibrosis, Fragile-X testing, Test for thrombophilia, Test for microdeletion of the Y chromosome, Embryosafe, Endometriome
PrenatalSafe, GeneSafe, Test for preeclampsia risk, PrenatalScreen, Karyotype testing
BabyNext, GExome
Si transmetohen sëmundjet gjenetike?
Ndonjëherë, që sëmundja të shfaqet, mjafton të trashëgohet një alele e vetme e mutuar nga njëri prej dy prindërve: në këtë rast bëhet fjalë për sëmundje autosomale dominante. Me “dominant” nënkuptojmë se ndryshimi i vetëm njërës nga dy kopjet e atij gjeni është i mjaftueshëm për të shkaktuar sëmundjen. Prandaj, një prind që mbart një kopje të mutuar të njërit prej gjeneve është vetë i sëmurë dhe në çdo konceptim ka një rrezik 50% (një në dy) për të pasur një fëmijë të sëmurë, pavarësisht nga gjinia e fëmijës së palindur.
Çfarë nënkuptohet me fertilitet?
Fertilitet nënkupton aftësinë e një individi ose një çifti për t’u riprodhuar, d.m.th. aftësia e një gruaje për të ovuluar dhe e një burri për të prodhuar spermatozoid aktive të një cilësie të mjaftueshme për të fertilizuar vezën.
Çfarë ndikon në fertilitetin?
Mund të jenë disa faktorë që ndikojnë në fertilitetin e burrit, gruas ose çiftit.
Faktorët që ndikojnë në fertilitetin e femrës
- Mosha: Fertiliteti i femrës fillon të bjerë rreth moshës 30-vjeçare dhe bie me shpejtësi pas moshës 35 vjeçare.
- Shëndeti: Pesha e tepërt (obeziteti) ose pasha trupore shumë e vogël mund të shkaktojë ndryshime hormonale që e bëjnë më të vështirë ngjizjen.
- Mënyra e jetesës: Faktorë të tillë si duhani, alkooli, përdorimi i drogës dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund të ndikojnë në fertilitet.
- Përdorimi i disa medikamenteve dhe sëmundjet: për shembull, endometrioza, PCOS (sindroma e vezores policistike), çrregullimet e tiroides, infeksionet, cistat ovariane, si dhe diabeti mund të pengojnë fertilitet.
- Infeksionet: Disa infeksione si klamidia dhe gonorrea mund të shkaktojnë probleme të infertilitetit.
- Faktorët gjenetikë: Disa sëmundje gjenetike mund të ndikojnë në fertilitetin.
- Stresi: Stresi kronik mund të ndikojë në ovulimin dhe prodhimin e hormoneve.
Faktorët që ndikojnë në fertilitetin mashkullor
- Mosha: Fertiliteti mashkullor fillon të bjerë rreth moshës 40 vjeçare, megjithëse cilësia dhe sasia e spermës mund të bjerë para kësaj moshe.
- Shëndeti: Obeziteti mund të ndikojë në prodhimin e spermës dhe cilësinë e spermës.
- Mënyra e jetesës: Faktorë të tillë si duhani, alkooli, përdorimi i drogës dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund të ndikojnë në cilësinë e spermës.
- Sëmundjet: Diabeti, varikocelat, sëmundjet e testikujve, çrregullimet e tiroides si dhe infeksionet mund të ndikojnë në prodhimin e spermës dhe cilësinë e spermës.