Koronavirusi gjate Shtatezanise dhe Ruajtja e Qelizave Staminale

Koronavirusi gjate Shtatezanise dhe Ruajtja e Qelizave Staminale

May 15, 2020 by Dorela Kroni
Coronavirus.jpg

Shume njerez kane kontaktuar StemGen Partners me pyetje rreth koronavirusit te ri COVID-19. Ne bashkepunim me partnerin tone gjerman Banka e Gjakut te kordonit umbilikal Vita 34 ,ne kemi realizuar nje permbledhje te Pyetjeve me te Shpeshta nga prinderit dhe profesionistet e shendetit.

A jane grate shtatezena ne rrezik te rritur per COVID-19?

Shoqata e Obsteter-Gjinekologeve Profesionist ne USA (ACOG) eshte shprehur qe te dhenat aktuale nuk indikojne qe grate shtatezena jane ne rrezik me te rritur per tu semure me COVID-19¹. Gjithsesi, kur nje grua shatatezene fiton nje infeksion respirator, ato njihen si ne rrezik me te larte per te perjetuar simptoma te renda. Prandaj, grate shtatezena ‘’ duhen konsideruar nje populate ne rrezik per COVID-19’’

Nese ju jeni shtatezene gjate pandemise se koronavirusit, ju duhet te ndiqni masa parandaluese strikte per te shmangur ekspozimin COVID-19. Nese ju jeni shtatezene dhe dyshoni qe ju keni COVID-19, ju duhet ti tregoni menjhere doktorit tuaj. Eshte shume e rendesishme qe te kuptohet qe koronavirusi i ri COVID-19 nuk eshte nje virus gripi ². Pamvaresisht nga kjo, simptomat e COVID-19  jane te ngjashme me simptomat e gripit ,po ashtu dhe rruga e transmetimit , prandaj ne kete raport ne mbeshtesim nje pjese te udhezimit tone ne kerkime te mepareshme rreth shattezanise dhe viruseve gripale.

Gjate shtatezanise, ndodhin ndryshime ne sistemin imunitar per te parandaluar trupin e nenes ne njohjen e femijes se saj si te huaj dhe sulmimin e tij. Por keto ndryshime nenkuptojne qe grate shtatezena kane imunitet me te ulet ndaj semundjeve ³. Grate shtatezena gjithashtu kane nje ngarkese te shtuar ne mushkerite dhe zemren e tyre. Nje grua e shendeteshme qe eshte shtatezene ka nje rrezik te shtuar per t’u hospitalizuar me nje gjendje gripale; gjate trimestrit te pare,te dyte dhe te trete te shtatezanise rreziku rritet me nje faktor  prej 1.7, 2.1, dhe 5.13. Kur gruaja shtatezene ka semundje te tjera shoqeruese, si diabet apo astma, faktoret e rrezikut te rritur jane 2.9, 3.4, dhe 7.9 per te tre trimestret³.

A influencohet mbarevajtja e shtatezanise nga gjendja gripale?

Nese nje nene ne pritje te embel semuret rende me grip, ekziston nje rrezik i rritur per nderprerje te shtatezanise apo lindje te parakoheshmeI ³-⁶.  Nje studim i vogel me 10 lindje ne Kine gjeti qe pneumonia COVID-19 maternale ne momentin e lindjes shoqerohej me distress fetal dhe lindje premature⁷.  Serisht, nese ju jeni shtatezene dhe dyshoni te keni COVID-19, ju duhet ti tregoni menjehre mjekut tuaj.

 A mundet te transmetoje virusin foshnjes, nena e semure?

Nderkohe qe nje femije eshte akoma ne miter, placenta funksionon si nje barriere mbrojtese e bebit kunder semundjeve. Placenta eshte nje organ i mrekullueshem qe lejon antitrupat te kalojne nga nena tek femija, por ne me te shumten e kohes placenta bllokon semundjet qe te kalojne tek femija ⁸,⁹. Ne rastin e gripit te zakonshem, nje studim spitalor i shtrire ,nuk gjeti asnje evidence te transmetimit trans-placentar te infeksionit nga nena tek femija.¹º

Ne rastin e COVID-19, studimet fillestare te publikuara nga Kina sugejruan qe koronavirusi mund te transmetohet ne disa raste nga nena tek femija, por do te duheshin disa studime me shume ose nje grup me i madh pacientesh per ta konfirmuar kete. Studimet me te kuotuara nga Vuhan Kine investigonin 33 femije te lindur nga nena te cilat ishin semure me koronavirus.Tre nga keta femije u diagnostikuan me COVID-19 si te porsalindur, edhe pse ato linden me cesarian. Krahas vuajtjes nga simptoma si temperature dhe pneumonia menjehere pas lindjes, te tre foshnjet u sheruan dhe rezultuan negative ne testin e COVID-19 1 jave nga lindja.Pas lindjes, nje nene qe eshte aktivisht e semure me COVID-19 mund te transmetoje virusin tek i porsalinduri i saj nepermjet kontaktit te ngushte fizik. Ne kete situate vjen ne ndihme perdorimi i pompes se gjirit dhe ndihma nga nje personel mjekesor per t’u kujdesur per ushqyerjen dhe mbajtjen e foshnjes deri sa nena te sherohet.

A permban COVID-19 gjaku i kordonit umbilikal?

Ne me te miren e njohurive tona, gjaku i kordonit umbilikal nuk permban COVID-19, edhe nese nena eshte e semure ne momentin e lindjes. Eshte e rendesishme te sqarohet qe ekziston nje diference ndermjet studimeve qe investigojne transmetimine  semundjes COVID-19 ndermjet nenes dhe femijes, kundrejt studimeve qe testojne per zhurme te COVID-19 ne gjakun e kordonit umbilikal; pasi keto jane dy tematika te ndara. Kur nje person eshte i semure me nje virus respirator, eshte shume e rralle qe virusi te shfaqet ne gjakun e tyre³,¹º,¹². Gjaku i pacientit do te shfaqe antitrupa ndaj virusit, por jo virusin ne vetvete. Per kete arsye, FDA¹³ nuk rekomandon teste per kontrollin e dhuruesve te gjakut qe nuk kane simptoma te COVID-19. Eshte jashtezakonisht e pamundur qe virusi i COVID-19 te shfaqet ne gjakun e kordonit umbilikal.

Nje studim i vitit 2006¹² i sponcorizuar nga Kryqi I Kuq Amerikan eshte thuajse pararendes i pershkrimit te pandemise aktuale te COVID-19. Publikimi parashikon qe gjate nje pandemie gripale, gjaku i dhuruar do te jete i sigurtepor do te kete nje reduktim te gjakut te dhuruar si pasoje e limitimeve te aktivitetit te bankes se gjakut. Kjo eshte çfare po ndodh pikerisht tani, dhe si pergjigje FDA ka liruar masat shtrenguese ne dhurimin e gjakut¹⁴. Garantim i metejshem qe COVID-19 nuk shfaqet ne gjakun e kordonit umbilikal apo indin e kordonit umbilikal konfirmohet ne studimin¹⁵ ne nente lindje ne Vuhan,Kine. Nente nenat vuanin te gjitha nga pneumonia COVID-19, dhe femijet e tyre u linden me cesarian. Nderkoeh qe foshnjet ishin akoma ne dhomen sterile te operacionit dhe eprpara se ato te binin ne kontakt me nenat respective, u mblodhen kampione nga lengu I tyre amniotic, gjaku i kordonit dhe tampon mukozal nga fyti i seciles foshnje. Me vone u mblodh dhe kampion nga qumeshti  i gjirit te nene. Te gjitha keto mostra rezultuan negative per COVID-19, duke perdorur njeheresh testin CDC dhe testin qe ofronte spitali RT-PCR.¹⁵ Prandaj, nese nje nene ka COVID-19 gjate shtatezanise ose edhe gjate lindjes,ajo nuk duhet te shqetesohet qe virusi do te jete present ne gjakun e kordonit umbilikal apo ne indin e kordonit apo te placentes.

Mbrojtja virale nga antitrupat e nenes

 Vlen per t’u ritheksuar, placenta eshte e mrekullueshme: ne te njejten kohe qe mbron femijen nga semundjet, lejon antitrupat e nenes te kalojne ne gjakun e femijes ⁸,⁹. Femija trashegon sistemin imunitar te nenes se tij dhe ka rezistence ndaj shumices se semundjeve qe nena arrin te rezistoje deri ne muajin e 6-te te shtatezanise. Nese nena ka imunitet ndaj COVID-19, me shume mundesi do te jete njejte edhe per te porsalindurin e saj. Çdo grua qe ka patur koronavirusin dhe eshte sheruar nga semundja mban antitrupat mbrojtes. Nje studim i vogel  ne Vuhan Kine , konfirmoi qe , kur 6 nena te semura me pneumonine  COVID-19, linden, te gjithe foshnjet kishin antitrupa te COVID-19 ne gjakun e tyre.¹⁶ Fatmiresisht nje dite do te zbulohet vaksina kunder COVID-19, dhe nese nena eshte vaksinuar, ajo do te mbroje gjithashtu dhe te porsalindurin e saj.Studimet kane treguar qe vaksina e gripit sezonal per grate shtatezena ka reduktuar ne menyre te dukshme infeksionet gripale tek te porsalindurit, dhe vaksina eshte efektive kur jepet te pakten ne dy javet e fundit perpara lindjes.⁵,⁶

A jane duke i kontrolluar nenat per COVID-19, bankat e gjakut umbilikal?

Po, bankat e gjakut te kordonit kane modifikuar formularet e histories se shendetit te gruas duke shtuar pyetje qe i referohen ekspozimit te mundshem ndaj COVID-19, edhe pse virusi nuk pritet te shfaqet ne gjakun e kordonit umbilikal apo ne indin e kordonit umbilikal ,pas lindjes.

Filozofia eshte mbledhja e informacionit tani ne rast se merr vlere rendesie ne nje moment te dyte,me vone. Shumica e bankave private te gjakut te kordonit eshte nevojitur te modifikonin proçedurat e tyre operacionale per shkak te COVID-19, thjesht per te kufizuar kontaktin person-ne-person.Per shembull, nje pjese e informacionit lidhur me kontraten e ruajtjes dhe konsentin informative, çifteve i eshte shpjeguar nepermjet lidhjes telefonike. Nese ju po planifikoni te ruani gjakun e kordonit umbilikal te femijes qe prisni, duhet te kordinoheni paraprakisht me Banken e Gjakut te Kordonit, e cila do te kordinoje per ju proçesin e mbledhjes dhe transportimit te kampionit te te porsalindurit nga Materniteti. Bankat nuk kane pasur nevoje te ndryshojne proçedurat e tyre te mbledhjes se gjakut te kordonit, sepse materialet biologjike gjithsesi mblidhen nga staf mjekesor I specializuar qe asistojne lindjen ne maternitet.

A i kane modifikuar bankat e gjakut te kordonit umbilikal aktivitete e tyre ne saje te COVID-19?

Bankat e Gjakut te Kordonit Umbilika jane sherbime esenciale qe vazhdojne te operojne edhe ne situate ekstreme. Ironikisht, COVID-19 nuk ka implikuar asnje ndryshim ne proçeset laboratorike te bankave te gjakut te kordonit umbilikal, por gjithsesi bankat kane pershtatur logjistiken e tyre dhe menaxhimin e personelit. Ne momentin qe gjaku i kordonit umbilikal dhe indi i kordonit mberrin ne laborator per proçesim, menaxhohet me masa mbrojtese standarte kunder patogjeneve qe mund te transportoje gjaku. Kjo perfshin veshjen e stafit me masa mbrojtese dhe menaxhimin e kampioneve te gjakut dhe te indit ne nje mbeshtjelle qe permban fushe sterile. Prandaj, nuk eshte e nevojshme per te marre masa shtese parandaluese. Kur nje kit qe permban kampionin e gjakut dhe indit te mbledhur, arrin ne laborator , vendoset ne nje dhome te veçante pritjeje, larg zones se zakonshme te punes, per te evituar kontaminim ne rast se kutia ne faqen e saj te jashtme mban koronavirusin. Personel i dedikuar hap kitin me shume kujdes dhe transferon gjakun e kordonit dhe indin e kordonit per ne laborator. Shqetesimi me i madh i bankave te gjakut te kordonit eshte rreziku qe stafi i tyre mund te kontaminohet dhe te semuret me COVID-19. Nje skenar i keq mund te ishte qe nje person nga stafi infekton te gjithe koleget ne pune. Per te garantuar qe kjo gje mos te ndodhe , tekniket e laboratorit jane ndare ne skuadra qe nuk kane kontakt me njera tjetren. Ne menyre te tille edhe nese nje skuader e tere ekspozohet dhe duhet te karantinohet , skuadrat e tjera mund te vazhdojne punen. Dhoma te zakonshme punedhe raftet e punonjesve apo dhomat e pushimit dhe hapesirat e ndermjetme sterilizohen ne menyre te perseritur. Stafi punon nga shtepia ose ruajne distancat.

A eshte koronavirusi nje arsye per te ruajtur gjakun e kordonit umbilikal? Gjate pandemise COVID-19 shume prinder mendojne me shume rreth menyrave si mund te mbrojne shendetine  femijeve te tyre dhe si rezultat ne kemi pare nje rritje te kerkeses per informacion rreth ruajtjes se qelizave staminale.Motivimi baze i ruajtjes se gjakut te kordonit eshte qe mund te perfitoje e gjithe familja nese paraqitet nje situate shendetesore qe mund te trajtohet me terapi qelizore.

References:
1. ACOG Clinical Guidance. Novel Coronavirus 2019 (COVID-19). Practice Advisory. Last updated 2020-03-13
2. Maragakis LL. Coronavirus Disease 2019 vs. the Flu Johns Hopkins website sourced 2020-04-08 3. Rasmussen SA, Jamieson DJ, and Uyeki TM. Effects of influenza on pregnant women and infants. American Journal of Obstetrics and Gynecology 2012; 207(3-Supplement):S3-S8.
4.Harris JW. Influenza occurring in pregnant women. A statistical study of thirteen hundred and fifty cases. JAMA. 1919; 72(14):978-980.
5. Tamma PD, Steinhoff MC, and Omer SB. Influenza infection and vaccination in pregnant women. Expert Rev. Resp. Med. 2010; 4(3):321-328.
6. Blanchard-Rohner G, Meier S, Bel M, Combescure C, Othenin-Girard V, Swali RA, de Tejada BM, and Siegrist CA. Influenza Vaccination Given at Least 2 Weeks Before Delivery to Pregnant Women Facilitates Transmission of Seroprotective Influenza-specific Antibodies to the Newborn. The Pediatric Infectious Disease Journal 2013; 32(12):1374-1380.
7. Zhu H, Wang L, Fang C, Peng S, Zhang L, Chang G, Xia S, and Zhou W. Clinical analysis of 10 neonates born to mothers with 2019-nCoV pneumonia. Translational Pediatrics 2020; 9(1):51-60.
8. Cetrulo CL, and Cetrulo KJ. Placental and pregnancy stem cells: everyone is, or should be, interested in the placenta. Stem Cell Reviews 2006; 2(2):79-80.
9. Simister NE. Placental transport of immunoglobulin G. Vaccine 2003; 21(24):3365-3369.
10. Irving WL, James DK, Stephenson T, Laing P, Jameson C, Oxford JS, Chakraverty P, Brown DWG, Boon ACM, and Zambon MC. Influenza virus infection in the second and third trimesters of pregnancy: a clinical and seroepidemiological study. British Journal of Obstetrics and Gynecology 2000; 107(10):1282-1289.
11.Zeng L, Xia S, Yuan W, Yan K, Xiao F, Shao J, and Zhou W. Neonatal Early-Onset Infection With SARS-CoV-2 in 33 Neonates Born to Mothers With COVID-19 in Wuhan, China. JAMA Pediatrics 2020;
12. Zou S. Potential Impact of Pandemic Influenza on Blood Safety and Availability. Transfusion Medicine Reviews 2006; 20(3):181-189.
13.FDA. Updated Information for Human Cell, Tissue, or Cellular or Tissue-based Product (HCT/P) Establishments Regarding the Coronavirus Disease 2019 Pandemic. web page Released 2020-04-01
14.Allyn B. FDA Loosens Restrictions On Gay Blood Donors Amid ‘Urgent Need’ Caused By Coronavirus. NPR 2020-04-02
15.Chen H, Guo J, Wang C, Luo F, Yu X, Zhang W, Li J, Zhao D, Xu D, Gong Q, Liao J, Yang H, Hou W, and Zhang Y. Clinical characteristics and intrauterine vertical transmission potential of COVID-19 infection in nine pregnant women: a retrospective review of medical records. The Lancet 2020; 395:809-815.
16. Zeng H, Xu C, Fan J, Tang Y, Deng Q, Zhang W, and Long X. Antibodies in Infants Born to Mothers With COVID-19 Pneumonia JAMA 2020; doi:10.1001/jama.2020.4861


StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




KONTAKT


Adresa

Rr.Shyqyri Berzolli, Residenca Intercosat
Shkalla A,Ap.13A, 1001,Tirana, Albania




FACEBOOK




INSTAGRAM