A mund te trajtohen difektet e zemres me gjakun e kordonit umbilikal vetjak?

A mund te trajtohen difektet e zemres me gjakun e kordonit umbilikal vetjak?

August 27, 2020 by Dorela Kroni
Stem-cell-cardiology-heart.jpg

Çfare jane Difektet e lindura te Zemres?

Difektet e lindura te zemres jane prezente ne lindje dhe mund te prekin strukturen e zemres se bebes dhe menyren si zemra e tij/saj punon. Ato mund te prekin menyren si qarkullon gjaku permes zemres per ne pjesen tjeter te trupit. Difektet e Lindura te Zemres mund te variojne ne te moderuara( si nje vrime e vogel ne zemre) dhe te renda (mungesa ose formimi i pamjaftueshem i pjeseve te zemres)

Rreth 1 ne 4 femije te lindur me difekte te zemres kane nje Difekt Kritik (qe gjithashtu njihet si difekt kongenital kritik i zemres).1 Bebet me nje difekt kritik u nevojitet kirurgji ose procedura te tjera ne vitet e para te jetes..

Kjo pyetje eshte subjekt i fazes se dyte te nje studimi aktual qe po kryhet ne Spitalin Pediatrik te Los Anxhelos,Kolorado,Minesota,Oklahoma dhe Filadelfia, sikurse edhe ne Kliniken Mayo ne Rocester dhe ne Kliniken Ochsner ne Nju Orleans 1 .

Studimi i Hapur ,jo i randomizuar,multicentrik ekzaminon efektet e injektimit te qelizave mononukleare nga gjaku i kordonit umbilikal ne muskulin e zemres te pacienteve me sindromen e hipoplazise se majte te zemres(HLHS). Ne kete sindrome,ventrikuli i majte eshte shume i pazhvilluar. Ne te njejten kohe, valvula korresponduese e zemres eshte shume e ngushtuar ose e mbyllur. Pacientet e prekur vuajne nga cianoza,shkurtimi i frymarrjes,lodhje e shpejte dhe nese nuk trajtohet,ka nje reduktim te larte te mbijeteses. 2 .

QELLIMI KRYESOR I STUDIMIT

Studimi do te trajtoje 100 te porsalindur dhe femije me Sindrome te Hipoplazise se majte te zemres te grupmoshes deri 8 muaj. Ne grupin e dyte te trajtimit, pacientet e vegjel i nenshtrohen nje operacioni te zakonshem te zemres (grupi i kontrollit, operacion Norwood 2 me anastomoze te venes kava superior me arterien pulmonare te djathte) ose e njejti tip i operacionit ne zemer i mbeshtetur nga injeksione intramiokardiake te qelizave mononukleare nga gjaku i kordonit umbilikal vetjak(Grupi i Trajtimit)

Objektivi primar i studimit ishte te permiresohej kapaciteti hedhes i ventrikulit te djathte pas nderhyrjes kirurgjikale. Objektivat sekondar jane percaktimi i kohezgjatjes se diteqendrimit ne spital dhe observimi i parametrave te ndryshem jetesor sikurse shtimi ne peshe, ritmi i zemres,saturimi i oksigjenit te gjakut ne ted y grupet e pacienteve pas operimit. Studimi ka filluar ne Prill 2019 dhe pritet te perfundoje ne Shkurt 20261

Referenca

 ClinicalTrials.gov. NCT03779711: Intramyocardial Injection of Autologous Umbilical Cord Blood Derived Mononuclear Cells During Surgical Repair of Hypoplastic Left Heart Syndrome (AutoCell-S2) .https: //clinicaltrials.gov/ct2/show/NCT03779711? Term = NOT + peripheral & recrs = abdf & intr =% 22cord + blood% 22 & rank = 37. Accessed February 13, 2020.

2 Weyand M, Kececioglu D, Schulze-Everding A, et al. The surgical treatment options for hypoplastic left heart syndrome. Dtsch Arztebl International. 1998; 95 (37): A-2256. https://www.aerzteblatt.de/int/article.asp?id=13039.

https://www.vita34.de/aerzte/autologes-nabelschnurblut-als-grundlage-zur-behandlung-von-herzfehlern/

 


StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




StemGen Partners - Besoji Shpresat Tuaja Shkences! Laborator per Qelizat Staminale - Teste Gjenetike ne Shtatezani - Terapi Mjekёsore tё Avancuara

Besoji Shpresat Tuaja Shkences!




KONTAKT


Adresa

Rr.Shyqyri Berzolli, Residenca Intercosat
Shkalla A,Ap.13A, 1001,Tirana, Albania




FACEBOOK




INSTAGRAM