StemGen Partners: Nje platforme per Mjekesine Inovative
U krijuam ne vitin 2019 ,pas nje qasjeje disa vjeçare analitike dhe praktike ne tregun e sherbimeve shendetesore, ku identifikuam nje nevoje ne rritje nga kerkesat e konsumatorit te sherbimeve shendetesore dhe kerkesat e komunitetit mjekesor dhe shkencor per te ndertuar fillesat e personalizimit te kujdesit shendetesor ndaj pacientit.
E thene ndryshe ,
NE kujdesemi qe te investigojme gjenezen e semundjes se pacientit me qellim te personalizimit te terapise.
NE kujdesemi te investigojme gjenetikisht difekte te ADN-se qe mund te rezultojne ne anomali te papajtueshme per jeten.
NE kujdesemi qe t’ju ofrojme zgjidhje dhe zgjedhje afatgjata per shendetin tuaj dhe familjes tuaj duke mundesuar per te gjitha familjet shqiptare ruajtjen e gjakut te kordonit umbilikal dhe te vete indit te kordonit umbilikal ne banken me historine me te vjeter ne Europe per ruajtjen e qelizave staminale, Banka VITA 34.
NE kujdesemi qe te ofrojme sherbime te fjales se fundit te shkences qe aplikohen vetem ne vendet me te zhvilluara ne bote nga eksperte te larte ne fushen e mjekesise regjenerative. Trajtimi me qeliza staminale nga gjaku periferik eshte nje nga risite qe kemi sjelle ne Shqiperi.
Besoji Shpresat Tuaja Shkences,
Besoji Profesionisteve
Ju mirepresim